14:50 / 08.04.2020
Afganistan, qeveria njofton lirimin e 100 të burgosurve
Qeveria afgane njoftoi sot lirimin e 100 të burgosurve talebanë, pas njoftimit nga kryengritësit për një pezullim të diskutimeve, të cilësuara si “sterile” me Kabulin, megjithatë të parat që prej 18 viteve, për një shkëmbim të të burgosuve.
“Njëqind të burgosur talebanë do të lirohen sot”, deklaroi Javid Faisal, zëdhënësi i Këshillit Kombëtar të Sigurimit, një organ qeveritar.
“Procesi i paqes do të shkojë përpara”, shtoi ai./atsh/























