Më shumë se 750 000 raste me COVID-19 të regjistruara në Evropë
Më shumë se 750 000 raste të kontaminuar nga koronavirusi i ri janë diagnostikuar zyrtarisht në Europë, më shumë se gjysma e totalit botëror, sipas të dhënave zyrtare.
Me të paktën 750 276 raste dhe 58 627 të vdekur, Evropa është kontinenti më i prekur nga pandemia e COVID-19.
Në total në botë, 1 438 291 raste dhe 82 726 të vdekur janë regjistruar.
Spanja me 146 690 raste dhe 14 555 të vdekur, Italia 135 586 raste dhe 17 127 të vdekur, Franca me 109 069 raste, 10 328 të vdekur dhe Gjermani me 103 328 dhe 1 861 janë katër vendet që numërojnë më shumë se 100 000 raste në territorin e tyre.
Ky numër i rasteve të diagnostikuara nuk reflekton numrin real të kontaminimeve pasi shumë vende testojnë vetëm rastet që kanë nevojë për shërbim spitalor./atsh/























