Pesë zyrtarë korrektues me Coronavirus, drejtori i Burgjeve jep detaje

Pesë zyrtarë korrektues me Coronavirus, drejtori i Burgjeve jep detaje

Pesë zyrtarë korrektues të Qendrës së Paraburgimit në Mitrovicë janë infektuar ditë më parë me Coronavirus, derisa po merrnin pjesë në një aheng në Zveçan.

Për gjendjen e tyre dhe gjendjen e përgjithshme të të burgosurve në të gjitha burgjet e Kosovës, në një intervistë për portalin “Front Online” ka folur drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi.

Ai tha se deri me tani nuk ka ndonjë të burgosur që është infektuar me Coronavirus, përveç pesë zyrtarëve të qendrës së paraburgimit në Mitrovicë.

Ai tha se pas rekomandimeve të mjekëve, zyrtarët e infektuar janë vetizoluar.

 “Ne i kemi pesë zyrtar korrektues të cilët punojnë në qendrën e paraburgimit nëMitrovicë. Këta kanë rezultuar nga një aheng që është mbajtur nëZveçan. Ne e kemi bërë testin të gjithë të burgosurve në Mitrovicë dhe të gjithë të burgosurit kanë rezultuar negativ. Ne nuk kemi ndonjë të burgosur me Coronavirus, zyrtarët e infektuar pas rekomandimeve të mjekëve janë vetizoluar”, deklaroi Thaçi për Front Online.

Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovë, për Front Online tha se deri me tani i kanë bërë 48 teste për Coronavirus dhe të gjitha kanë dalë negative.

Ai tha se në rast se ka simptoma të shfaqura nga të burgosurit apo zyrtarët e burgjeve në bashkëpunim me Institutin do t’i  marrin mostrat e nevojshme.

“Në bazë të kërkesave deri me tani janë bërë 48 teste në burgun e Mitrovicës. Deri më tani nuk është shfaqur ndonjë simptomë për të bërë teste tjera, nëse shfaqen ato Instituti i Shëndetësisë Publike do të na dalë në ndihmë në bashkëpunim me Departamentit Shëndetësor të Burgjeve, mirëpo deri me tani nuk është shfaqur nevoja që të bëhen teste tjera”, u shpreh ai për Front Online.

Thaçi foli edhe për masat që kanë marrëpër ta parandaluar përhapjen e Coronavirusit në burgjet e Kosovës.

“Ne i  kemi marrë të gjitha masat për parandalimin e këtij infeksioni, i cili në asnjë mënyrë të mos lejohet të hynë në burgje. Prej ditës së hënë, sot dhe dje vazhdon dezinfektimi i lokacioneve edhe në pjesën e banueshme, por edhe në pjesën e jashtme, e cila është organizuar nga Departamenti Shëndetësor i Burgjeve. Ne po i furnizojmë në masë të madhe të gjitha burgjet dhe të burgosurit me mjete higjienike, dezinfektues të ndryshëm, të cilat janë paraparë në bazë të rekomandimeve të OBSH-së dhe Institutit të Shëndetit Kombëtar dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve”, tha ai për Front Online.

Të burgosurve u janë ndaluar vizitat, u ofrohet komunikim virtual me familjarët

Sipas Thaçit, të burgosurve iu është  mundësuar komunikimi virtual me familjarë dhe iu është lejuar pastrimi ipa limituar, i cili më parë ka qenë dy herë në javë.

“Po besoj që ne kemi arrit prej kohësh që t’i plotësojmë kushtet d.m.th. tëgjithë të burgosurit janë pajisur me maska shumë përdorimesh, janë tëpajisur me pajisje higjienike. Kemi marrë masa të stafit para se të hynë nëpjesën e banueshme t’i kenëpajisjetshtesë për parandalim. Ushqimiështë nëkualitetin e lartë, i kemi ndërpre vizitat e familjarëve ata kanë mundësi të komunikimit virtual, kanë telefonata të pa limituara, tëburgosurit e kanë tëpa limituar mundësi e pastrimit pasi që më herët ka qenë dy herë në javë, tani ështëbërëe pa limituar”, u shpreh Thaçi.

23 të burgosur me sëmundje kronike, s’mund të lirohen pa vendim të Gjykatave

Thaçi tha se në burgjet e Kosovës janë identifikuar 23 persona me sëmundje kronike, por nuk është në kompetencë të tyre që të marrin masa për pezullimin e dënimit për shkak të përhapjes së Coronavirusit.

“Jo, për fat të keq ne prej kohësh në momentin që i kemi marrë këto masa i kemi identifikuar 23 të burgosur, të paraburgosur të cilët kanë sëmundje kronike mirëpoështë nëkompetencë tëgjykatave, ata mund ta ndërpresinapo të bëjnë pezullimin e dënimit për shkaqe shëndetësore, por fatkeqësisht nëbazë të ligjit duhet të themelohet një komision prej mjekëve të cilët e bëjnëvlerësimin se a duhet t’i ndërpritet dikujt dënimi”, tha Thaçi për Front Online.

Ai tha se pas përhapjes së Coronavirusit kanë pasur disa kërkesa nga të burgosurit me sëmundje kronike për ta pezulluar dënimin, mirëpo ato janë refuzuar.

“Deri më tani janë refuzuar tri kërkesa nëPejë dhe një nëFerizaj. Nuk kemi informacione tjera për kërkesat tjera. Ne me kohë i kemi proceduar dhe është në kompetencën e Gjykatave dhe mjekëve të cilët duhet ta bëjnëvlerësiminnëse duhet tëpezullohetdënimii të sëmuarve kronik”, tha Thaci.

Të infektuarit me zgjeb u shëruan, disa e fshehën sëmundjen

Ditë më parë, është raportuar se dy të burgosur janë infektuar me zgjeb (zhugë). Thaçi për FrontOnline tha se pas identifikimit të personave kanë marrë masa dhe personat e infektuar janë shëruar.

“Fatkeqësish puna e zgjebes i ka përcjell burgjet e Kosovës, jue dini se zgjeba rrjedh prej mospastërtisë do të kisha thënë se disa të burgosur nuk janë të kujdesshëm  mjaftë për pastërtinë personale prandaj edhe kjo ka rrjedh. Ne e kemi identifikuar me kohë dhe disa të tjerë qëkemi dyshuar i kemi marrë të gjitha masat dhe të gjithë janë shëruar. Kjo ka rrjedh si pasojë e mosdeklarimit e tëburgosurve tëcilët janëtë infektuar me zgjeb për shkak tëarsyeve personale nuk kanë dashur ta bëjnë publike këtëmirëpo mjekët së bashku me stafin e kanë identifikuar dhe tani nuk ka ndonjë të burgosur me zgjeb”, tha Thaçi për Front Online.