FRANCË – 1,2 miliardë euro për luftën kundër COVID-19 në Afrikë
BKT
   Bota

FRANCË – 1,2 miliardë euro për luftën kundër COVID-19 në Afrikë

Franca do t’i kushtojë rreth 1,2 miliardë euro luftës kundër përhapjes së COVID-19 në Afrikë, njoftoi ministri francez i Punëve të jashtme, Jean-Yves Le Drian.

“Në nivel bilateral, ne do të marrim pjesë në këtë përpjekje duke ridrejtuar një pjesë të konsiderueshme të ndihmës sonë të zhvillimit për çështjet shëndetësore dhe ushqimore për rreth 1,2 miliardë euro”, deklaroi ai para Komisioni për Punëve të Jashtme të Asamblesë Kombëtare.

“Nevojat janë të mëdha”, nënvizoi ai, sipas tekstit të fjalës së tij, duke bërë thirrje për forcimin e sistemeve të kujdesit shëndetësor në Afrikë si dhe kapaciteteve të zbulimit dhe kërkimit shkencor duke mbështetur studimet afrikane

“Ne gjithashtu duhet të sigurojmë një mobilizim të konsiderueshëm financiar”, nënvizoi diplomati francez,duke ftuar G7 dhe G20 të punojnë në këtë drejtim.