Izrael, rritet në rreth 10 mijë numri i të prekurve me COVID-19
Ministria e Shëndetësisë raportoi 351 raste të reja me koronavirus dhe 8 të vdekur, duke çuar numrin e vdekjeve në 79.
Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirusin e ri(COVID-19) në Izrael është rritur në 9.755, kurse numri i të vdekurve në 79, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e vendit të enjten, raporton Anadolu Agency.
Ministria tha se 8 njerëz vdiqën dhe 351 të tjerë rezultuan pozitivë me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.
Më tej theksohet se 171 nga afro 10,000 pacientë janë në gjendje kritike, ndërsa 864 janë shëruar deri më tani.
Izraeli aktualisht është në masa të rrepta deri të premten për festën e Pashkëve Hebraike.
Qeveria izraelite ka ndërmarrë disa masa për të ndaluar përhapjen e virusit, duke përfshirë mbylljen e të gjitha institucioneve arsimore dhe ndalimin e tubimeve me më shumë se 10 personave në zona publike të hapura ose të mbyllura.
Të gjitha bizneset përveç supermarketeve, farmacive, pikave të karburanit dhe bankave janë mbyllur gjithashtu që nga 15 marsi.
Tel Avivi gjithashtu ndaloi hyrjen e shtetasve të huaj në vend, përveç atyre me shtetësi izraelite.
Pas shfaqjes dhjetorin e kaluar në qytetin Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë globin, duke shkaktuar mbi 88 mijë të vdekur, ndërsa mbi 330 mijë janë shëruar deri më tani.























