Në Amerikën Latine rritet numri i të vdekurve nga COVID-19
Në 24 orët e fundit Brazili ka konfirmuar 133 të vdekur dhe Peruja 14 të vdekur nga koronavirusi.
Zyrtarët e shëndetësisë në Brazil konfirmuan 133 vdekje nga koronavirusi i ri (COVID-19) në 24 orët e fundit, ndërsa në Peru u raportuan 14 vdekje të tjera, raporton Anadolu Agnecy.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Brazil ka arritur në 121, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara me COVID-19 u rrit në 15,927, kurse 667 njerëz u shëruan.
Vendi me 210 milionë banorë është një nga vendet më të goditura në Amerikën Latine nga virusi dhe ishte vendi i parë që raportoi një fatalitet të shkaktuar nga COVID-19.
Në Peru, Ministria e Shëndetësisë raportoi se numri i rasteve me koronavirus është rritur në 4,342, kurse numri i të vdekurve ka arritur në 121.
Ndërkohë, Presidenti Martin Vizcarra njoftoi në Twitter se gjendja e jashtëzakonshme dhe masat e karantinës janë vazhduar deri më 26 prill.
Javën e kaluar, Vizcarra njoftoi kufizime të reja për të trajtuar koronavirusin duke zvogëluar numrin e njerëzve në rrugë. Sipas kufizimeve, gratë mund të lënë shtëpitë e tyre të martën, të enjten dhe të shtunën kurse burrat të hënën, të mërkurën dhe të premten. Të dielen nuk lejohet dalja nga shtëpia për askënd.
Pas shfaqjes dhjetorin e kaluar në qytetin Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë globin, duke shkaktuar mbi 88 mijë të vdekur, ndërsa mbi 330 mijë janë shëruar deri më tani. Numri i rasteve të konfirmuara globalisht ka tjekaluar 1.5 milion njerëz.























