IRAN – Kalon pragu prej 4 000 të vdekur nga COVID-19
BKT
   Bota

IRAN – Kalon pragu prej 4 000 të vdekur nga COVID-19

Autoritetet iraniane njoftuan sot 117 të vdekur si pasojë e koronavirusit të ri duke e çuar numrin total në 4 110 të vdekur, sipas bilancit zyrtar të pandemisë në Iran, një prej vendeve më të prekura nga COVID-19.

“Irani ka regjistruar 1 634 raste të reja këto 24 orët e fundit duke e çuar numrin total të rasteve të konfirmuara në 66 220”, deklaroi gjithashtu Kianouche Jahanpour, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë./atsh/