Holandë, rritet në 2.396 numri i të vdekurve nga COVID-19
BKT
   Bota

Holandë, rritet në 2.396 numri i të vdekurve nga COVID-19

Me 1.213 raste të reja në 24 orët e fundit është rritur në 21.762 numri i rasteve ndërsa me 148 vdekje të reja në 2.396 numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit.

Me 148 vdekje të reja në 24 orët e fundit është rritur në 2.396 numri i vdekjeve në Holandë si pasojë e pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency.

Instituti shtetëror i shëndetësisë dhe mjedisit të Ministrisë holandeze të Shëndetësisë në përditësimin e tij lidhur me pandeminë COVID-19 njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 148 vdekje dhe 1.213 raste të reja të koronavirusit.

Sipas kësaj me 1.213 raste të reja në 24 orët e fundit është rritur në 21.762 numri i rasteve ndërsa me 148 vdekje të reja në 2.396 numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit.

Gjithashtu bëhet e ditur se në 24 orët e fundit në vend janë shtruar në spital për trajtim 237 persona duke e rrritur në 7.972 numrin e personave në spital.