Merkel: Ka arsye për optimizëm, por masat mbesin
BKT
   Bota

Merkel: Ka arsye për optimizëm, por masat mbesin

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha pas një mbledhje të kabinetit të krizës të enjten, se numri i personave të infektuar nga koronavirusi në Gjermani krijon një optimizëm të kujdesshëm, por se është shumë herët të flitet për t`u kthyer në normalitet.

Në të njëjtën kohë, ajo paralajmëroi që, përkundër kësaj, ishte ende herët për t'u shfuqizuar masat për të zvogëluar kontaktet sociale.

"Zhvillimi i fundit në numrin e të infektuarve krijon një shpresë të kujdesshme. Ne duhet të jemi të përqendruar pasi situata është ende e brishtë. Ne mund të shkatërrojmë me lehtësi atë që kemi arritur dhe duhet të jemi shumë të kujdesshëm," tha Merkel.

Ajo njoftoi se hapat e mëtejshëm dhe lirimi i mundshëm i masave të kufizimit do të diskutohen javën e ardhshme.