Fauci: Amerikanët nuk duhet që t’i japin më dorën njëri-tjetrit
Sharr Travel

Fauci: Amerikanët nuk duhet që t’i japin më dorën njëri-tjetrit

Tashmë që pandemia e koronavirusit është përhapur anembanë botës e ka shkaktuar me mijëra viktima, kryedoktori i task forcës në Shtëpinë e Bardhë kundër virusit, Anthony Fauci deklaroi se amerikanët duhet që të shmangin shtrëngimin e duarve.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe të Sëmundjeve Infektive u shpreh se sapo në vend të nisin që të lehtësohen masat, shtetasit duhet që të vazhdojnë jetën me kujdes të madh.

“Kur gradualisht të rinisë jeta, nuk duhet që ta marrim me shuam hov. Fillon e mendon se cilat gjëra mund dhe nuk mund të bësh normalisht. Një nga ato është që ta kërkosh me detyrim shtrëngimin  duarve dhe tjetra është që kurrë më mos t’i japësh dorën tjetrin për ta takuar”, tha doktori.

Ai shpjegoi se përse amerikanët duhet ta aplikojnë këtë qaje.

“Unë nuk mendoj se ne duhet që të shtrëngojmë duart me njëri-tjetrin ndonjëherë në vazhdim, të tregohem i sinqertë me ju. Jo vetëm që do të ishte mirë të ndalnim sëmundjet infektive, por me shumë mundësi do të ulte rastet grupit në mënyrë dramatike në këtë vend”.