Francë, 1,400 punonjës të Ministrisë së Brendshme të infektuar me Covid-19

Francë, 1,400 punonjës të Ministrisë së Brendshme të infektuar me Covid-19

Ministri i Brendshëm i Francës Christophe Castaner në një deklaratë në Parlament tha se 1,400 nga 300 mijë punonjës të ministrisë janë prekur nga COVID-19.

Ai tha se mbi 568 mijë njerëz janë gjobitur në vlera monetare për shkak se kanë shkelur lëvizjen e lirë e cila me përjashtim të situatave të detyrueshme është e kufizuar në të gjithë vendin që nga 17 marsi. Castaner theksoi se si ministri kanë porositur 40 milionë maska.

Castaner theksoi se që nga 13 marsi janë shpërndarë më shumë se 1 milion maska për forcat e policisë.

Numri i vdekjeve nga pandemia COVID-19 në Francë ka arritur në 12,210 ndërsa numri i rasteve në 117,749.