SHBA kthen mbi 6.000 migrantë nga kufiri meksikan shkaku i COVID-19

SHBA kthen mbi 6.000 migrantë nga kufiri meksikan shkaku i COVID-19

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump që nga 21 marsi deportoi mbi 6.000 migrantë që kanë hyrë në territorin e SHBA-ve.

SHBA që nga fillimi i zbatimit të masave në kuadër të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) ka kthyer prapa mbi 6.000 migrantë nga kufiri i saj në jug, me Meksikën, transmeton Anadolu Agency.

Sipas të dhënave të Departamentit për Mbrojtjen e Doganave dhe Kufijve (CBP), administrata e presidentit amerikan Donald Trump që nga 21 marsi deportoi mbi 6.000 migrantë që kanë hyrë në territorin e SHBA-ve.

Komisari i CBP-së, Mark Morgan deklaroi se deportimet bëhen në kuadër të masave të ndëmarra dhe shëndetit publik, ndërsa aktualisht të paktën 100 migrantë janë nën vëzhgim.

Presidenti Trump në mars mori vendim për mbylljen e kufirit me Meksikën për kalimet jo të domosdoshme për të parandaluar përhapjen e pandemisë COVID-19.