09:13 / 10.04.2020
Pentagoni nënshkruan marrëveshje 86 milionë dollarë për furnizimin me maska
Furnizimi do të përfundojë më 31 dhjetor dhe maskat do të përdoren vetëm nga personeli ushtarak.
Departamenti amerikan i Mbrojtjes (Pentagon) pas vendosjes së detyrimit për përdorimin e maskave për të gjithë personelin e tij për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), nënshkroi me një kompani me qendër në Porto Rico një marrëveshje për furnizimin me maska, transmeton Anadolu Agency.
Në deklaratë teksa nuk përcaktohet numri i maskave, ka tërhequr vëmendjen se kostoja e tenderit është 86 milionë dollarë.
Furnizimi do të përfundojë më 31 dhjetor dhe maskat do të përdoren vetëm nga personeli ushtarak, theksohet gjithashtu në deklaratë.
Në ushtrinë e SHBA-së janë detyrë 1 milion e 300 mijë ushtarë.























