Gjermania shënon sërish rritje të viktimave e të infektuarve nga COVID-19

Gjermania shënon sërish rritje të viktimave e të infektuarve nga COVID-19

Një rritje tjetër e numrit të viktimave dhe e rasteve të reja nga koronavirusi është regjistruar në 24 orët e fundit në Gjermani.

Për të katërtën ditë autoritetet në këtë vend raportojnë një rritje të mëtejshme të të infektuarve me Covid-19 edhe pse vdekshmëria në këtë vend është më e ulët se në çdo vend tjetër të botës.

Në 24 orët e fundit në Gjermani u shënuan 266 viktima nga koronavirusi, duke e çuar numrin e jetëve të humbura në 2373 dhe 5323 raste të reja të infektuarish në totalin prej 113 mijë personash.