Izrael, rritet në 86 numri i të vdekurve nga COVID-19

Izrael, rritet në 86 numri i të vdekurve nga COVID-19

Gjashtë persona vdiqën dhe 213 të tjerë u testuan pozitivë ndaj COVID-19, duke e rritur numrin e përgjithshëm të rasteve në 9.968.

Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Izrael ka arritur afër 10 mijë dhe numri i vdekjeve ka shkuar në 86, bëri të ditur të enjten Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi, raporton Anadolu Agency.

Ministria tha se 6 persona vdiqën dhe 213 të tjerë u testuan pozitivë ndaj COVID-19, duke e rritur numrin e përgjithshëm të rasteve në 9.968.

Ajo tha se 166 persona nga afër 10,000 pacientë janë në gjendje kritike, ndërsa 1,011 janë shëruar.

Izraeli aktualisht është në një mbyllje deri të premten për festën e Pashkës Hebraike (Passover).

Qeveria ka marrë disa masa për të ndaluar përhapjen e virusit, duke përfshirë mbylljen e të gjitha institucioneve arsimore dhe ndalimin e tubimeve të më shumë se 10 personave në zona publike të hapura ose të mbyllura.

Të gjitha bizneset përveç supermarketeve, farmacive, pompave të benzinës dhe bankave janë mbyllur gjithashtu që nga 15 mars.

Tel Avivi gjithashtu ndaloi hyrjen e shtetasve të huaj në vend, përveç atyre me rezidencë izraelite.