JAPONI – Zgjerohet gjendja e jashtëzakonshme
Prefekturat japoneze të Aichit dhe Gifusë shpallën gjendjen e jashtëzakonshme, pasi numri i të infektuarve me koronavirus në rajone vazhdoi të rritet.
Guvernatori i Aichit, Hideaki Omura u zotua të marrë masa të ndryshme për të kapërcyer krizën e koronavirusit dhe kërkoi që 7,5 milionë banorët duhet të qëndrojnë në shtëpi.
Dje Japonia konfirmoi një rekord prej 576 rastesh të reja, duke e çuar në 6 255 totalin, përfshirë 712 raste në një anije lundrimi të karantinuar në portin e Yokohamas në shkurt, sipas një njoftimi të Kyodo News.
Më shumë se 110 persona kanë vdekur nga Covid-19, sëmundja e frymëmarrjes e shkaktuar nga koronavirusi.
Qeveria e kryeministrit, Shinzo Abe është akuzuar se fsheh numrin e vërtetë të rasteve me koronavirus duke kufizuar kryerjen e testeve./atsh/























