Ahmeti tregon se cilët persona janë më të rrezikuarit nga Coronavirusi

Ahmeti tregon se cilët persona janë më të rrezikuarit nga Coronavirusi

Infektologu Salih Ahmeti nga Prishtina ka folur për Abcnews mbi situatën e shkaktuar nga koronavirusi në Kosovë.

Ahmeti u shpreh se kjo pandemi në krahasim me pandemitë e tjera është më pak agresive, por më shumë kontaminuese.

Mjeku infeksionist tha gjithashtu se për t’u përshëndetur është fakti se nuk ka pasur asnjë rast të rëndë të personave që marrin trajtim me hemodializë.

“Kemi 5 prej pacientëve të prekur me koronavirus, në gjendje të rëndë, dhe pritet që në ditët në vazhdim të përmirësohen, 2 qytetarë janë në kujdes intensiv, në një gjendje shumë të rëndë. Ndërsa pacientë të tjerë janë në gjendje të qëndrueshme dhe priten konfirmimet laboratorike në mënyrë që këta të kenë përmirësime. Deri tani kemi pasur 7 vdekje, 6 prej tyre në klinikën tonë. Pacientët kanë pasur sëmundje shoqëruese nga më të ndryshmet dhe mosha ka qenë një faktor rreziku. Jemi gëzuar, pasi rasti zero ka dalë para tre ditësh nga spitali. Ishte një qytetar i ardhur nga Italia dhe ishte me sëmundje shoqëruese nga më të ndryshme, por pavarësisht kësaj ia arriti të mbijetojë. Rastet janë me sëmundje shoqëruese që arsyetojnë një ecuri të rëndë të infeksionit me koronavirus”, deklaroi mjeku infeksionist.

Më tej ai theksoi se në Prishtinë pacientët me diabet kanë qenë më të rrezikuar.

“Koronavirusi , perosnave që kanë diabet të rëndë ose forma latente të diabetit i ka shkaktuar shumë agresivitet. Gjithashtu pacientët me çrregullime në sistemin nervor dhe të prekur nga tromboza janë seriozisht të rrezikuar”, tha Ahmeti.

Ai u shpreh se duhet një kujdes i veçantë për pacientët që kanë çrregullime të tilla”, tha Ahmeti.

I pyetur se a është arritur kulmi i përhapjes, ai ka thënë se po, derisa ka shtuar se mbetet ende enigmatik sa i përket mënyrave të shfaqjes.

“Por, besoj se maji duhet të jetë fillimi i fundit të tij.