Miliarda karkaleca të shkretëtirës po e rrezikojnë Afrikën nga uria
BKT
   Bota

Miliarda karkaleca të shkretëtirës po e rrezikojnë Afrikën nga uria

Afrika është duke u përballur me një kërcënim të pashembullt nga vala e dytë e karkalecave të shkretëtirës vetëm gjatë këtij viti. Grumbulli i insekteve të dëmshme, që i hanë shpejt e në masë të madhe të mbjellat, po vlerësohet të jetë 20 herë më i madh se grumbulli i paraqitur më herët këtë vit.

Miliarda karakleca të rinj po dalin nga vendet e tyre të pllenimit në Somali, Keni dhe Etiopi, duke sjellë rrezik për shkatërrim të plotë të të mbjellave dhe duke i vënë miliona njerëz buzë urisë, shkruan “Daily Mail”.

Disa komunitete në Afrikë po i vlerësojnë këto insekte madje edhe si kërcënim më të madh se pandemia e koronavirusit, e cila deri më tani është përhapur më pak në këtë kontinent në krahasim me Azinë dhe Evropën.

Megjithatë, koronavirusi vetëm e ka rënduar gjendjen, sepse fermerët nuk po lejohen të dalin nga shtëpitë e tyre dhe t’i luftojnë insektet që po ua rrezikojnë të mbjellat.

Kombet e Bashkuara i kanë ndarë 153 milionë dollarë, duke kërkuar që të merren masa të menjëhershme para se të fillojnë reshjet e reja të shiut, të cilat ndikojnë në rritjen e numrit të karkalecave.