COVID-19 në botë, 100 mijë raste të reja gjatë ditës së fundit
Nga dje deri sot, numri i personave të infektuar me Covid 19 në të gjithë botën është rritur me 100 mijë njerëz. Statistikat e sotme tregojnë se numri i përgjithshëm është 1.7 milionë.
100,000 njerëz kanë vdekur dhe gati 400,000 janë shëruar nga infeksioni i rrezikshëm.
Më shumë se 70 mijë njerëz kanë vdekur në Evropë. Më shumë se 18 mijë njerëz kanë vdekur në Shtetet e Bashkuara.
Sa i përket njoftimeve të disa vendeve, përfshirë Italinë, Slloveninë dhe Austrinë, se ato do të lehtësojnë masat e karantinës pas festave të Pashkëve, Organizata Botërore e Shëndetit paralajmëroi që është shumë herët për këtë.
“Lehtësimi i shpejtë i kufizimeve mund të çojë në kthimin vdekjeprurës të virusit korona. Rruga tatëpjetë mund të jetë po aq e rrezikshme sa rruga përpjetë nëse nuk menaxhohet siç duhet”-tha Tedros Adhanom Gebrejesus, OBSH
Numri i të vdekurve në Spanjë ka arritur në mbi 16000, por për të tretën ditë me radhë bie. Ka pasur 510 raste të vdekjes të paraqitura në 24 orët e fundit. Ulja e numrit është shenjë inkurajuese për vendin që është i treti sipas viktimave nga virusi korona pas SHBA-ve dhe Italisë.























