08:25 / 13.04.2020
2537 raste të reja me koronavirus në Gjermani
Gjermania ka publikuar raportin e 24 orëve të fundit për numrin e të infektuarve me koronavirus.
Numri i infeksioneve të konfirmuara të koronavirusit në Gjermani është rritur me 2.537 në 123.016, treguan të hënën të dhënat nga Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundjet infektive, raporton Reuters.
Kjo ishte prapë shifra më e ulët se një rritje prej 2,821 e raportuar të dielën dhe shënoi rënien e tretë pas katër ditësh të rritjeve.
Numri i raportuar i të vdekurve është rritur për 126 në 2.799.























