UNICEF: Pandemia mund të jetë katastrofë globale për fëmijët
Pandemia e koronavirusit rrezikon kujdesin themelor për fëmijët e vendeve më të varfra të botës, për ata të vendeve në zhvillim si edhe për ata që jetojnë në zonat e krizës, sipas UNICEF.
“Pandemia është një kërcënim ekzistencial për miliona fëmijë”, deklaroi drejtori i UNICEF-it për Gjermaninë, Christian Schneider.
“Vetëm përmes një veprimi të koordinuar ndërkombëtarisht mund të parandalojmë që kriza shëndetësore në të gjithë botën të shndërrohet në një katastrofë globale për fëmijët”, theksoi ai.
“Shumë fëmijë në kampet e refugjatëve vuajnë nga kequshqyerja dhe kanë nivel të ulët imunitar”, tha Schneider.
Pothuajse 40% e afrikanëve nuk kanë mundësi për të larë duart e tyre me sapun dhe ujë në shtëpi, që është një mënyrë kryesore për të ndaluar përhapjen e virusit.
Edhe numri në rritje i infeksioneve në Bangladesh është veçanërisht shqetësues.
UNICEF po u bën thirrje qeverive, kompanive dhe donatorëve privatë që tani që të bëjnë gjithçka që është e mundur për të siguruar mbrojtjen dhe kujdesin e fëmijëve në nevojë.























