25 për qind e të infektuarve në Rumani janë punonjës shëndetësorë
BKT
   Bota

25 për qind e të infektuarve në Rumani janë punonjës shëndetësorë

25 për qind prej gjithsej 4 800 rumunësh të infektuar me Covid-19, janë punonjës shëndetësorë, bëri të ditur Federata Rumune e Solidaritetit Shëndetësor.

Para dy ditësh u shpall viktima e parë nga personeli mjekësor – një nëpunës i Qendrës për Ndihmë Urgjente në qytetin Suceava. Duke e krahasuar situatën në Rumani me atë në Bullgari, e cila është në fund të klasifikimit për nga numri i të infektuarve, agjencia rumune “Mediafax” thekson masat adekuate të qeverisë bullgare, si dhe faktin se para pandemisë së koronavirusit shkollat në Bullgari ishin mbyllur për shkak të gripit.