Policia italiane gjobiti rreth 23 mijë njerëz për shkelje të rregullave
BKT
   Bota

Policia italiane gjobiti rreth 23 mijë njerëz për shkelje të rregullave

Policia italiane gjobiti gati 23 000 njerëz për shkeljen e rregullave të përmbajtjes së Coronavirusit të premten dhe të shtunën, tha Ministria e Brendshme e vendit.

Gjatë ditës së premte dhe të shtunë, 22.956 njerëz u gjobitën, së bashku me 397 biznese, sipas ministrisë.

Në fundjavën e Pashkëve, forcat policore shtrënguan kontrollet në shumicën e rrugëve për të parandaluar lëvizjen e njerëzve dhe për të mbajtur pajtueshmërinë me masat e kontrollit kundër përhapjes së koronavirusit, shtoi ministria.

Nga fillimi i bllokimit kombëtar në Itali nga 11 marsi deri 11 prilli, janë kontrolluar gjithsej 6.762.858 persona për t’u siguruar që ata ishin në përputhje me masat e kontrollit, raporton CNN.