SHBA do pranojë 750 mijë teste për koronavirus nga Koreja e Jugut
BKT
   Bota

SHBA do pranojë 750 mijë teste për koronavirus nga Koreja e Jugut

Shtetet e Bashkuara do marrin 750,000 teste për koronavirus nga Korea Jugore, sipas Agjencisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave (FEMA).

FEMA, një agjenci brenda Departamentit të Sigurisë së Brendshme, dha kontratat për prodhuesit në Korenë e Jugut javën e kaluar për të siguruar afërsisht 750,000 teste, sipas një zëdhënësi të FEMA dhe të dhënave federale.

Gjatë fundjavës, dërgesa e parë prej 150,000 testesh u dorëzua në SHBA nga SolGent. Dërgesa tjetër prej 600,000 testesh do të arrijë më 15 prill.

Synimi, tha zëdhënësi i FEMA, është që të transferohen testet në një strukturë ruajtjeje të ftohtë në Louisville, Kentucky, për shpërndarje. Nevojave urgjente do t’i jepet përparësi, sipas një dokumenti të FEMA të marrë nga CNN.

Administrata Trump ka bërë vlerësime të shumta për aftësitë e testimit të Koresë së Jugut. Trump pranoi në Twitter në fund të marsit se Koreja e Jugut ka qenë shumë e suksesshme në lidhje me provat.