09:31 / 14.04.2020
SHBA, arrin në 23 529 numri i viktimave nga COVID-19, 1 509 në 24 orë
SHBA-ja regjistroi 1 509 të vdekur në 24 orë, pothuajse e njëjta shifër si një ditë më parë, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.
Bilanci ditor e çon në 23 529 numrin total të të vdekurve të regjistruar që prej fillimit të pandemisë në SHBA, vendi më i goditur nga COVID-19.
Vendi numëron tashmë 550 000 persona të infektuar nga virusi”, sipas Qendrave amerikane për Parandalimin dhe Luftën kundër Sëmundjeve (CDC).
Dje, shteti i Nju Jorkut, epiqendra e epidemisë në SHBA kaloi pragun prej 10 000 të vdekur nga COVID-19.
Guvernatori, Andrew Cuomo theksoi se më e keqja kishte kaluar, sepse numri i të shtruarve në spital ishte ngadalësuar.























