Tre persona të prekur me koronavirus vazhdojnë të jenë në gjendje kritike
BKT
Shëndetësi

Tre persona të prekur me koronavirus vazhdojnë të jenë në gjendje kritike

Në Klinikën Infektive të QKUK-së janë duke u trajtuar 54 pacientë të prekur me COVID-19.

Në tërë Kosovën numri i të infektuarve me koronavirus ka arritur në 377.

Prej tyre 54 janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, prej 54 pacientëve, 41 janë në gjendje stabile, 10 raste janë në gjendje të rëndë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, ndërkaq në mjekimin intensiv vazhdojnë të jenë në gjendje kritike tre pacientë, prej të cilëve njeri është në oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe dy pacientë janë në ventilim mekanik.

Theksojmë se deri më tani në Kosovë janë 377 persona të prekur nga COVID-19, 59 persona tashmë janë shëruar plotësisht dhe 8 persona kanë ndërruar jetë.

Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:

 

Në Klinikën Infektive të QKUK-së, sot më 14.04.2020 janë të shtrirë për mjekim 54 pacientë të sëmurë nga Covid-19.

Në pritje të rezultateve janë 7 raste, ndërsa 8 raste janë testuar dhe kanë rezultuar negativ për Covid 19.

Nga 54 raste të infektuar me Covid 19:

  • 41 raste janë në gjendje stabile;
  • 10 raste janë në gjendje të rëndë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive
  • Në mjekimin intensiv vazhdojnë të jenë në gjendje kritike tre (3) pacientë, prej të cilëve njeri është në oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe dy pacientë janë në ventilim mekanik.

Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka raste të reja të infeksionit brenda-spitalor.

Burimi: Klinika Infektive-QKUK.


MË SHUME NGA Shëndetësi