Rrëfimet e të infektuarve me virusin korona
BKT
Shëndetësi

Rrëfimet e të infektuarve me virusin korona

“Thonë se kanë therje, sikur ka qelq brenda mushkërive”, thotë pulmologu, Dejan Dikiq.

Pacientët më kritik janë në komë të kontrolluar mjekësore artificiale dhe marrin frymë me ndihmë të ventilimit mekanik. ”Shpresoj se do të fillojmë të zgjojmë ndonjërin dhe të kemi sukses në mjekim”, thotë dr. Ilir Demiri nga Klinika e Sëmundjeve Infektive.

Pse sëmundja në ndonjë rast triumfon ndaj organizmit njerëzor, a ka gjasa të mundet?

Hospitalizimi i pacientëve me virus korona në Klinikën Infektive në Shkup është përditshmëri. Dhomat spitalore këtu janë të rezervuara për ata me formë të rëndë dhe më të rëndë të sëmundjes. Prognozat për rrjedhën e sëmundjes janë thuajse të pamundshme, pasi që gjendja te të infektuarit për një çast mund të përkeqësohet.

“Fillon nga fyti, me kollë, madje deri në dhimbje të gjoksit, frymëmarrje të rënduar dhe nevojë për oksigjen, dhe pastaj nëse nuk shkurtohet këtu sëmundja, atëherë mund të marrë rrjedhë më të rëndë dhe mund t’i prekë më shumë organe. Pacientët më rëndë të sëmurë, ata që patën epilog të keq, kanë pasur prekje të veshkave, të mushkërisë së zezë dhe zemrës, do të thotë se janë prekur më shumë organe, për fat të keq, shumë shpejtë zhvillohet dhe mbaron me epilog të shpejtë”, thotë mjeku Demiri.

Sa pacientë të cilët janë në respiratorë mbijetojnë?

“Patjetër të përballemi me atë fakt edhe unë edhe ju se të gjithë pacientët që deri më tani janë në respirator ose vazhdojnë të jenë në respirator ose kanë ndërruar jetë, shtoi Demiri.

Ai thotë se terapitë janë individuale, ndërkaq një pjesë e pacientëve e pranojnë kombinimin e antimalarikes me antibiotik, ndërkaq një pjesë tjetër terapinë antivirale për HIV.

Gjasat për mbijetesë varen prej imunitetit të të infektuarit, por edhe nga ajo nëse dhe çfarë sëmundje kronike ka i prekuri.

“Do të shihni raste, njeri i ri pa asnjë problem ka ndërruar jetë, do të ketë edhe raste të tilla, askush nuk mund të shpjegojë se pse te njeri i ri dhe i shëndetshëm ajo ka ndodhur, sipas të gjitha gjasave ka problem me sistemin imunitar. Megjithatë, në parim, mund të thuhet se më të moshuarit janë më të ndjeshëm, para se gjithash pasi që te pacientët më të moshuar gjithmonë kemi edhe sëmundje shtesë”, thotë mjeki Dejan Dokiq nga Klinika e Pulmologjisë dhe Alergologjisë.

Kur mjekët do të shohin se sëmundja po e fiton trupin dhe organet e të infektuarit, atëherë pacienti vendoset në respirator për frymëmarrje mekanike.


MË SHUME NGA Shëndetësi