Australi, papunësia në nivelin më të lartë që prej vitit 1984
BKT
   Bota

Australi, papunësia në nivelin më të lartë që prej vitit 1984

Autralia parashikon një rritje të nivelit të papunësisë me 5% në tremujorin e dytë për të arritur në 10% për shkak të ndikimit ekonomik të COVID-19, njoftoi Ministria e Buxhetit.

Në shifra krahasuese papunësia ishte 5,1% në muajin shkurt para se koronavirusi i ri të përhapej në kontinentin e mash ishullor.

Në total, janë 1,4 milionë banorë që do të jenë të papunë në mujian qershor, sipas parashikimeve.

Për të parandaluar përhapjen e epidemisë, qeveria australiane ndaloi udhëtimet jo thelbësore dhe urdhëroi mbylljen e bareve, restoranteve dhe sallave të sporteve.

Bëhet fjalë për rritjen më të madhe të papunësisë në Australi që prej vitit 1984. Vendi rrezikon gjithashtu të përballet me recesionin e parë që prej 30 vitesh.

Por, ministri i Buxhetit, Josh Frydenberg konfirmoi se situata ekonomike dhe sociale do të kishte qenë edhe më keq nëse qeveria nuk do të zhbllokonte rreth 76 miliardë euro, për të ndihmuar kompanitë, aktiviteti i të cilave është prekur nga epidemia për të paguar pagat e tyre, një program i quajtur JobKeeper.

“Pa pagimin e 130 miliardë dollarëve australianë nga JobKeeper, ministria vlerëson se papunësia do të ishte rritur me pesë pikë më shumë dhe do të arrinte afërsisht 15%”, theksoi ajo në një deklaratë.

“Më shumë se 800 000 kompani tashmë janë regjistruar në pagesën e JobKeeper, e cila do t’i lejojë ekonomisë të rimëkëmbet më shpejt pasi të jemi në anën tjetër të krizës”, shtoi Ministria e Buxhetit.