12:08 / 14.04.2020
Numri i pasagjerëve në aeroportin e Londrës pritet të bie për 90%
Numri i pasagjerëve në Aeroportin Heathrow të Londrës do të bie për 90 për qind në muajin prill, për shkak të kufizimeve në udhëtime, të ndërmarra për frenimin e koronavirusit, thanë zyrtarë të aeroportit.
Sipas tyre, në muajin mars, numri i pasagjerëve ka rënë për 52 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Heathrow, në situata të zakonshme, është një nga aeroportet më të ngarkuara në botë.
Zyrtarët thanë se aeroporti është duke shfrytëzuar tani vetëm njërën nga dy pistat e tij, pasi fluturimet për mallra vazhdojnë.























