Irani raporton shifrën më të ulët të viktimave për herë të parë pas 1 muaji
BKT
   Bota

Irani raporton shifrën më të ulët të viktimave për herë të parë pas 1 muaji

Gjatë 24 orëve të fundit në Iran janë shënuar 98 viktima nga Covid-19.

''Kjo është hera e parë në gati një muaj që vendi ka parë një rritje dy shifrore të vdekjeve të reja'', tha zëdhënësi i ministrisë së shëndetësisë Kianush Jahanpoor në TV shtetëror ditën e sotme, raporton REL.

"Shpresojmë që është fillimi i një tendence zvogëluese, por ne duhet të vëzhgojmë distancimin shoqëror dhe të qëndrojmë në shtëpi", tha Jahanpoor.

Jahanpoor tha se janë konfirmuar 1,574 raste të reja me Covid-19 në të gjithë vendin duke e çuar numrin e përgjithshëm në 74.877. 

Ndërkohë 4, 683 persona në total kanë humbur betejën me koronavirusin.