Në Britani, 778 të vdekur brenda një dite
BKT
   Bota

Në Britani, 778 të vdekur brenda një dite

Sipas të dhënave më të fundit, 778 njerëz kanë vdekur në Britani të Madhe në 24 orët e fundit dhe 5252 janë infektuar.

Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus është rritur në 93.873 dhe 12.107 të vdekur.

Në Britani, rritja ditore e numrit të pacientëve në javën e fundit është rreth 4000 ose 5000, me një rritje të konsiderueshme në më shumë se 8000 më 9 prill.

Numri aktual i vdekjeve të raportuara me Covid-19 ka qenë më i ulëti në javën e kaluar, por duhet theksuar se gjatë kësaj periudhe ka qenë nga 700 në 980 të vdekur brenda një dite.