Egjipt, 8 të vrarë në një bastisje
"Celula e armatosur terroriste në lindje të Kajros ishte në shënjestër në përputhje me informacionet e marra nga agjencia e sigurisë e vendit".
Tetë persona u vranë brenda natës kur forcat e sigurisë bastisën një “celulë terroriste” në kryeqytet, njoftoi të mërkurën Ministria e Brendshme e Egjiptit, raporton Anadolu Agency.
Ministria përmes një deklarate theksoi se celula e armatosur terroriste në lindje të Kajros ishte në shënjestër në përputhje me informacionet e marra nga agjencia e sigurisë e vendit.
Përleshjet shpërthyen gjatë bastisjes në apartament, ndërsa një oficer dhe shtatë terroristë u vranë dhe tre të tjerë u plagosën.
Celula raportohej se ishte në përgatitje për të kryer akte terroriste njëkohësisht gjatë festave të krishtere.
Rreth 15 milionë të krishterë kopt të Egjiptit po bëhen gati për të shënuar festën e Pashkëve këtë të diel.























