09:08 / 15.04.2020
Shkon në mbi 3,000 numri i viktimave nga koronavirusi në Gjermani
Numri i viktimave nga koronavirusi në Gjermani është rritur mbi 3,000.
Instituti Robert Koch për Sëmundje Infektive tha se ka regjistruar 285 viktima në 24 orët e fundit, që e rrisin në 3,254 numrin total të tyre.
Sipas Institutit, numri i të infektuarve me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi, ka arritur në 127,584, transmeton REL.
Më shumë se gjysma e tyre, megjithatë, janë shëruar.
Gjatë ditës, kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të takohet me udhëheqësit rajonalë për të diskutuar rreth lehtësimit ose jo të disa masave të izolimit.























