Covid-19, Gjermania zgjat masat kufizuese deri më 3 maj
BKT
   Bota

Covid-19, Gjermania zgjat masat kufizuese deri më 3 maj

Gjermania do të zgjasë kufizimet për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit deri më 3 maj.

Merkel po zhvillon një video-konferencë me ministrat dhe drejtuesit e 16 landeve të Gjermanisë.

Kufizimet aktuale ishin deri më datën 19 prill.

Me rastet e reja të koronavirusit në vend, kancelarja Angela Merkel dhe kabineti e saj duket se nuk kanë zgjidhje tjetër përveç ruajtjes së masave kufizuese për një periudhë më të gjatë.