Ministri i Jashtëm gjerman kundërshton Trump-in: OBSH duhet të financohet
BKT
   Bota

Ministri i Jashtëm gjerman kundërshton Trump-in: OBSH duhet të financohet

Ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas ka kundërshtuar vendimin e presidentit amerikan Donald Trump për të bllokuar fondet për OBSH.

Përmes një postimi në Twitter, Maas tha se duhej bashkëpunim në luftën ndaj pandemisë.

"Virusi nuk njeh kufij. Ne duhet të bashkëpunojmë fort kundër Covid 19, është një nga investimet më të mira për forcimin e UN, dhe OBSH i nënfinancuar, për shembull në zhvillimin dhe shpërndarjen e testeve dhe vaksinave."

Ndërkohë lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Gutierres i cili kritikoi presidentin Trump dhe tha se nuk është koha për t'i ndalur fondet OBSH-së.