SHBA, Guterres: Nuk është momenti për të reduktuar financimin e OBSH-së
BKT
   Bota

SHBA, Guterres: Nuk është momenti për të reduktuar financimin e OBSH-së

Nuk është momenti të reduktojmë financimin e operacioneve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë apo të gjitha institucioneve të tjera humanitare që po luftojnë me koronavirusin e ri, konfirmoi sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres pas vendimit të presidentit amerikan për të pezulluar kontributin amerikan për OBSH-në.

“Bindja ime është që Organizata Botërore e Shëndetësisë duhet mbështetur sepse ajo është shumë thelbësore në përpjekjet e botës për ta fituar këtë luftë kundër COVID-19”, shtoi në një komunikatë, Antonio Guterres.

Më 8 prill, kreu i OKB-së kishte reaguar për kritikat amerikane kundër OKB-së duke kujtuar se kjo organizatë, me mijëra personel, është në pararojë të luftës kundër COVID-19 duke mbështetur shtetet anëtare të OKB-së si dhe shoqëritë e tyre, veçanërisht më të prekurit, me direktiva, trajnime apo pajisje.