Belgjikë, rritet në 4.440 numri i të vdekurve me COVID-19
Këshilli Kombëtar i Sigurisë i cili do të mblidhet nën drejtimin e kryeministres së Belgjikës, Sophie Wilmes, pritet të vendosë nëse do të zgjaten apo jo masat e kufizimeve të cilat janë planifikuar të përfundojnë me 19 prill.
Me 2.454 raste të reja në 24 orët e fundit numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Belgjikë është rritur në 33.573, transmeton Anadolu Agency.
Qendra e Krizës në Belgjikë në një deklaratë ka njoftuar se në 24 orët e fundit në vend janë shtruar në spital 250 persona, ndërsa janë shëruar duke u larguar nga spitali 239 persona.
Në deklaratë njoftohet se që nga 15 marsi e deri më tani janë larguar nga spitali 7.107 njerëz të diagnostikuar më parë me COVID-19, ndërsa numri i njerëzve në kujdesin intensiv është pakësuar me 22 persona duke rënë në 1.204 persona.
Me 2.454 raste të reja në 24 orët e fundit numri i rasteve me COVID-19 në Belgjikë është rritur në 33.573, ndërsa me 283 vdekjet e reja numri gjithsej i personave që kanë humbur jetën që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 4.440.
- Do të mblidhet Këshilli Kombëtar i Sigurisë
Këshilli Kombëtar i Sigurisë i cili do të mblidhet nën drejtimin e kryeministres së Belgjikës, Sophie Wilmes, pritet të vendosë nëse do të zgjaten apo jo masat e kufizimeve të cilat janë planifikuar të përfundojnë me 19 prill.
Wilmes, në deklaratat e saj të mëparshme ka dhënë sinjalin se masat mund të zgjaten deri me 3 maj.
Edhe sipas lajmeve në shtypin lokal theksohet se masat do të zgjaten deri me 3 maj dhe se pas kësaj mund të fillojë dalëngadalë procesi i normalizimit.























