14:32 / 15.04.2020
OKB dërgon ndihma humanitare në Idlib
Ndihmat humanitare do t`u shpërndahen njerëzve në Idlib dhe zonat rurale përreth të cilët për vite jetojnë në kushte jashtëzakonisht të vështira.
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka dërguar 54 maune me ndihma humanitare në qytetin sirian Idlib, raporton Anadolu Agency.
Maunet që bartnin ndihmat e OKB-së kaluan përmes vendkalimit kufitar Cilvegözü, të qarkut Reyhanli të Hatay të Turqisë.
Ndihmat humanitare do t'u shpërndahen njerëzve në Idlib dhe zonat rurale përreth të cilët për vite jetojnë në kushte jashtëzakonisht të vështira.























