Partia në pushtet fiton zgjedhjet në Korenë e Jugut
Koreja e Jugut zhvilloi sot zgjedhjet e saj parlamentare në mes të krizës me COVID-19.
Partia në pushtet në Korenë e Jugut ka fituar shumicën e deputetëve në parlament, tregojnë sot sondazhet e dalëse, transmeton Anadolu Agency.
Partia Demokratike në pushtet dhe Partia e saj satelite Platforma pritet të fitojnë 155-178 vende në Asamblenë Kombëtare me 300 vende, njofton transmetuesi publik i Koresë së Jugut “KBS”.
Koreja e Jugut zhvilloi sot zgjedhjet e saj parlamentare në mes të krizës me COVID-19.
Komisioni Kombëtar i Zgjedhjeve tha se afër 62.6 për qind e votuesve kanë dalë në votime për të zgjedhur parlamentin prej 300 anëtarësh, i quajtur Asamble Kombëtare.
Afër 27.5 milionë qytetarë hodhën votën e tyre në 14.330 vendvotime në të gjithë vendin, raportoi Yonhap news.
Komisioni zgjedhor tha se vendi dëshmoi pjesëmarrjen më të lartë të votuesve që nga viti 2000 në zgjedhjet parlamentare përkundër pandemisë së koronavirusit.
Opozita kryesore Partia e Ardhshme e Bashkuar së bashku me Partinë e Ardhshme të Koresë pritet të fitojnë 107-130 vende.
Koreja e Jugut deri më tani ka konfirmuar 10.591 raste të koronavirusit me 225 vdekje ndërsa 7.616 pacientë janë shëruar.























