SHBA, 2.471 të vdekur dhe mbi 30 mijë të infektuar 24 orët e fundit
BKT
   Bota

SHBA, 2.471 të vdekur dhe mbi 30 mijë të infektuar 24 orët e fundit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës regjistruan në 24 orët që lamë pas, 2.471 të vdekur, shifër e ngjashme me atë të ditës pararendëse, duke u bërë shteti i vetëm në botë me kaq shumë të vdekur në një ditë.

Pas mesnatës duke hyrë 16 prilli (02:19) ka arritur në 28.518 numri i të vdekurve.

Të infektuar 24 orët e fundit janë regjistruar 30.172 njerëz duke arritur 644.055 numri total deri sot.

Deri tani rezultojnë 48.701 të shëruar.

Nën mbikëqyrje mjekësore janë 566.836 të infektuar, ku 13.487 janë në gjendje kritike për jetën.

Nju Jorku regjistroi këto 24 orë 752 të vdekur kurse Nju Xhersi, 351. Masasuçets dhe Miçigani kishin përkatësisht 151 dhe 153 jetë të humbura.

Hawai dhe pak shtete të tjera nuk patën viktima.