Indonezia goditet nga një tërmet 5,8 ballë
BKT
   Bota

Indonezia goditet nga një tërmet 5,8 ballë

Sipas informacioneve të deritanishme, tërmeti nuk ka shkaktuar pasoja të rënda, as viktima

Një tërmet me fuqi prej 5,8 ballë sipas Rihterit ka goditur provincën indoneziane Maluku Verior, transmeton Anadolu Agency.

Agjencia e Meteorologjisë, Klimës dhe Gjeofizikës në Indonezi (BMGK) tha se epiqendra e tërmetit është 83 kilometra verilindje të rajonit Ternate me thellësi prej 13 kilometra.

Sipas informacioneve të deritanishme, tërmeti nuk ka shkaktuar pasoja të rënda, as viktima.