Brazil, shënohen 204 vdekje të reja nga COVID-19
BKT
   Bota

Brazil, shënohen 204 vdekje të reja nga COVID-19

Me 204 vdekje të reja në 24 orët e fundit ka arritur në 1.736 numri i të vdekurve ndërsa me 3.058 raste ka arritur në 25.262 numri i rasteve.

Në shtetin e Amerikës Jugore, Brazil, gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 204 persona si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency.

Në një deklaratë nga Ministria e Shëndetësisë thuhet se për shkak të koronavirusit numri i të vdekurve në vend, me 204 vdekje të reja në 24 orët e fundit ka arritur në 1.736 numri i të vdekurve ndërsa me 3.058 raste ka arritur në 25.262 numri i rasteve.

Brazili, popullsia e të cilit arrin në rreth 210 milionë banorë, është një nga vendet më të prekura nga COVID-19 në Amerikën Latine.

Rasti dhe vdekja e parë me burim nga virusi COVID-19 në rajon u shënua në Brazil.