10:46 / 16.04.2020
Gjashtë qytete indiane shpallen qendra të përhapjes së koronavirusit
Të gjashtë qytetet, duke përfshirë kryeqytetin Nju Delhi dhe kryeqytetin financiar, Mumbai, janë shpallur “zona të kuqe” për përhapje të koronavirusit.
Në udhëzimet e publikuara të mërkurën vonë, qeveria ka ndarë shtetin me bazë të ngjyrave, për të qartësuar rrezikun dhe shkallën e infektimit, transmeton REL.
Zonat e kuqe nënkuptojnë territoret e përhapjes së virusit, ngjyra portokalli është vetëm për disa zona të infektimit, derisa ngjyra e gjelbër tregon për territore që nuk kanë të infektuar.
Në total, i bie që 170 distrike janë shpallur zona të kuqe në këtë shtet.























