400 refugjatë mbeten në det për dy muaj, së paku 24 vdesin nga uria
Së paku 20 njerëz, pjesëtar të komunitetit mysliman Rohingia të ikur nga Mianmari, vdesin në një anije me rreth 400 njerëz
Anija e mbetur në det e që transportonte refugjatët e komunitetit të përndjekur mysliman Rohingia në Mianmar u shpëtuan nga roja bregdetare e Bangladeshit.
Anija u shpëtua të mërkurën pasi nuk arriti të arrij brigjet e Malajzisë të cilën e kishte destinim.
Malajzia ka ndaluar hyrjet e daljet në shtet për shkak të krizës shëndetësore me korona virusin e ri dhe anijet me refugjatë nga Mianmari, shumica prej tyre nga komuniteti minoritar mysliman Rohingia janë detyruar të kthehen në det.
“Ishin në det rreth dy muaj dhe po vdisnin nga uria” tha një anëtar i rojës bregdetare për agjencinë e lajmeve Reuters.
Ai shtoi se vendimi përfundimtar që 382 udhëtarët e anijes të dërgohen në Mainmarin fqinj, nga ku edhe e kanë prejardhjen komuniteti Rohingia























