11:42 / 16.04.2020
COVID-19, Japonia shpall gjendje emergjente mbarëkombëtare
Më herët gjatë muajit, Japonia shpalli gjendje emergjente në shtatë provinca për të luftuar përhapjen e COVID-19.
Japonia ka vendosur sot që të shpallë gjendje emergjente mbarëkombëtare për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency.
Sipas agjencisë së lajmeve Kyodo News, një zyrtar qeveritar ka thënë se kryeministri Shinzo Abe ka vendosur që gjendja e emergjencës të shtrihet në mbarë vendin për të frenuar përhapjen e virusit vdekjeprurës.
Më 7 prill, qeveria e udhëhequr nga Abe shpalli gjendje emergjente në shtatë provinca, përfshirë edhe kryeqytetin Tokio.























