11:55 / 16.04.2020
Sulm i armatosur në Nigeri, 15 të vrarë
Simon Ubah Ogaba, zëdhënësi i policisë në Plateau, konfirmoi se në këtë rajon humbën jetën nëntë persona.
Së paku 15 persona e kanë humbur jetën gjatë sulmeve të armatosura në rajonin e dy provincave në Nigeri, transmeton Anadolu Agency.
Simon Ubah Ogaba, zëdhënësi i policisë në Plateau, konfirmoi se në këtë rajon humbën jetën nëntë persona.
Ai theksoi se janë plagosur një numër i madh i personave ndërsa u dogjën më shumë se 20 shtëpi.
Një sulm tjetër i kryer në provincë të Nigerisë ku persona të armatosur në motoçikleta vranë gjashtë, ndërsa plagosën pesë të tjerë.
Përdorimi i motoçikletave në disa provinca është e ndaluar, meqë personat e armatosur në motoçikleta para do kohe kryen sulme në vend.























