Danimarka ndalon shtrëngimin e duarve pas betimit të qytetarëve të rinj
Qeveria e Danimarkës njoftoi se do të pezullojë shtrëngimin e detyrueshëm të duarve në lidhje me një ceremoni për qytetarët e rinj, për shkak të shpërthimit të koronavirusit.
“Sigurisht, ne nuk mund të kërkojmë që qytetarët e rinj të shtrëngojnë dorën me kryetarin kur autoritetet shëndetësore rekomandojnë të mos shtrëngohen duart”, deklaroi Mattias Tesfaye, ministër për Emigracionin dhe Integrimin.
“Nuk mund të lejojmë që mijëra aplikantë të presin pafund për t’u bërë qytetarë. Ata plotësojnë të gjitha kërkesat e tjera. Kjo është arsyeja pse duam të ndalojmë rregullin e shtrëngimit të duarve”, shtoi ai.
Pezullimi i shtrëngimit të detyrueshëm të duarve u përmend në një projektligj për shtetësinë. Qeveria daneze njoftoi se do të rivendoste shtrëngimin e detyrueshëm, të paraqitur vitin e kaluar, kur autoritetet shëndetësore të japin dritën e gjelbër./atsh/























