Turqi, sekuestrohen 3 mijë litra alkool i falsifikuar
BKT
   Bota

Turqi, sekuestrohen 3 mijë litra alkool i falsifikuar

Pas informatave të marra nga selia e policisë provinciale, njësitë e sigurisë bastisën një depo të vendosur në rrethin Seyhan.

Policia turke sot ka sekuestruar 3.000 litra alkool etilik të falsifikuar në një operacion në provincën jugore Adana, raporton Anadolu Agency.

Pas informatave të marra nga selia e policisë provinciale, njësitë e sigurisë bastisën një depo të vendosur në rrethin Seyhan.

Policia konfiskoi 3.000 litra alkool etilik brenda rezervuarëve të ujit. Një i dyshuar u arrestua në vendngjarje nga forcat e policisë.