ShBA-ja raporton më shumë se 670 mijë raste të Coronavirusit
BKT
   Bota

ShBA-ja raporton më shumë se 670 mijë raste të Coronavirusit

Të paktën 670 353 raste të koronavirusit janë regjistruar në Shtetet e Bashkuara, përfshirë 33 101 vdekje, sipas raportit të Universitetit Johns Hopkins.

Të enjten, Johns Hopkins raportoi 32 mijë e 224 raste të reja dhe 2257 vdekje.

Në total përfshihen rastet nga 50 shtetet, Qarku i Kolumbisë dhe territoret e tjera të SHBA-së, si dhe të gjitha rastet e riatdhesuara, raporton CNN.