Në Izrael nga COVID-19 kanë vdekur 143 persona
BKT
   Bota

Në Izrael nga COVID-19 kanë vdekur 143 persona

Nga Ministria e Shëndetësisë theksohet se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur edhe 13 persona të infektuar me koronavirusin e ri.

Në Izrael si pasojë e infektimit me koronavirusin e ri kanë vdekur 143 persona, ndërsa numri i të infektuarve është rritur në 12.758, transmeton Anadolu Agency.

Nga Ministria e Shëndetësisë theksohet se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur edhe 13 persona të infektuar me koronavirusin e ri.

Numri i të infektuarve me koronavirus është rritur në 12.758, ndërsa janë shëruar 2.624 persona.